Investimi në Tiranë, del në dritë rruga “Tom Plezha” në Astir

28

Banorët e Kasharit, ku mbizotërojnë pallatet e reja të ndërtuara pas viteve 2000, kanë tashmë një rrugë të re që do u mundësojë lidhjen me Unazën e Madhe.

“Rruga “Tom Plezha”, në Astir, po del në dritë!

Rruga “Tom Plezha” ka nga dy korsi në secilën anë dhe një korsi shtesë për parkingun. Paralelisht me investimin në infrastrukturën rrugore, u punua dhe me kanalizimet e ujësjellësit, çka ka sjellë një përfitim të dyfishtë për banorët e zonës.

Zona e Astirit njihet si një nga hapësirat urbane me rritjen më të madhe demografike në 30 vitet e fundit.