FOTOT/ Projekti i Paketës së 2-të të investimit, ja si do transformohet qyteti i Beratit

47

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat njoftojnë se në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore, kanë përfunduar përgatitjen projektit të Paketës së Dytë të investimit për qytetin e Beratit: P06 “Restaurimi dhe përdorimi me përshtatje i ish-Selamllikut të Vrionasve dhe Zonës përreth”.

Sipas njoftimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton grupet e interesit ditën e Enjte, më datë 23 Shtator, 2021 ora 10:30, në Bashkinë Berat.