FOTOT/ Rasti i rrallë, Patat e Detit shfaqen në Orikum

367

Dimri  po afron dhe nga skajet veriore të Europës, fillojnë e zbresin shpendët shtegtarë drejt Mesdheut. Në këtë destinacion përfshihen dhe lagunat tona bregdetare që nga Shkodra deri në Butrint.

Ekipi i AOS dhe Adzm  e Vlorë, kanë  vrojtuar për herë të parë në bregdetin e Orikumit Patën e detit, një vizitore relativisht e rrallë në brigjeve tona detare.

Pata e detit ka një shpërndarje të gjerë kryesisht ne Brigjet veriore të kontinentit Europian. Ajo ka një shpërndarje Holarktike, duke qenë e pranishme si në Euroazi ashtu edhe në Amerikën e Veriut. Ushqehen kryesisht me molusqe edhe pse mund të kosumojnë një gamë të gjerë të krustaceve, yjeve të detit, jovertebrore të tjera detare madje dhe peshq. Ato përdorin një larmi habitatesh për folezim, duke përfshirë toka të zhveshura, shpate, kullota, zallishte, nën pemë dhe në ndërtesa të braktisura, thon specialistët biologë.

Në Europë ka një rënie të moderuar të popullatës së tyre, ndër shkaqet kryesore të kërcënimit janë: mbishfrytëzimi i resurseve ujore, ndotja e ujrave, shqetësimi nga njeriu dhe gjuetia. Për këtë shkak në vitin 2016 është listuar me status afër kërcënimit sipas Listës së kuqe të IUCN.

Sipas specialistëve të  AOS-Albanian Ornithological Society, ka një statistikë disa vjeçare për praninë e kësaj specie të rrallë në vendin tonë.

Është vërejtur në Shkodër në vitin 1995- 1 individ; në Drin 1995 -1 individ; në  Patok 1996- 15 individë;  Kune 1997- 2 individë; Shkodër 2002- 6 individë; Velipojë 2004- 9 individ dhe së fundmi në Orikum 2018, 1 individ (femer).