FOTOT/ Rikonstruksioni i rrugës Drizë-Myrteza, shihni sa kanë avancuar punimet

24

Në Fier ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Drizë-Myrteza, një tjetër kantier ku janë fokusuar investimet vendore.

Rikonstruksioni i rrugës Drizë- Myrteza do të garantojë një cilësi më të mirë jetese dhe banorët do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e kërkuara.

Investimet në rrugët rurale mbeten një prioritet në Fier, ku projektet infrastrukturore janë shtrirë në të gjitha njësitë administrative.