FOTOT/ Rruga e re, nga 2 korriku në Sarandë do shkoni 45 minuta më shpejt

379

Punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, janë drejt përfundimit.

Duke nisur nga data 2 korrik parashikohet që ky aks të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po betonohen metrat e fundit të tunelit, ndërsa paralelisht po vijon puna edhe për sistemin e ndriçimit dhe atë elektromekanik.

Ndërkohë, në të gjitha lotet e tjera të këtij aksi, pothuajse ka përfunduar edhe elementi i fundit, ai i vendosjes së sinjalistikës horizontale dhe vertikale të nevojshme.

Rruga e re Kardhiq-Delvinë shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.