FOTOT/ Rruga Elbasan-Librazhd, nis montimi i rrjetave për mbrojtjen nga rënia e gurëve

38

Në segmentin rrugor Elbasan-Librazhd (Murrash) filloi puna për montimin e rrjetave për mbrojtjen e skarpatës nga rënia e gurëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se realizimi i këtyre punimeve do t’i japë zgjidhje afatgjatë mbrojtjes së skarpatave dhe do të shmangë rrezikun e rënies së materialeve në trup të rrugës duke rritur sigurinë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, janë marrë masat për menaxhimin e trafikut së bashku me Policinë Rrugore, si dhe është vendosur sinjalistika provizore në zonën ku po kryhen punimet.