FOTOT/ Sakipi dhe Shemsiu, babë e bir, mjeshtrat e djathit dhe sipërmarrësit model

18

Sakip e Shemsi Ngota, janë një shembull suksesi në Dibër dhe gjithë Shqipërinë. Babë e bir, nuk kanë ngritur thjesht një biznes familjar, por një sipërmarrje e cila iu vjen në ndihmë rreth 200 fermerëve që mbarështojnë blegtori.

Mjeshtrat e përpunimit të qumështit kanë investuar të parët në këtë sektor, që pas viteve ’90, për t’i dhënë krahinës së tyre një punishte me standardet më të larta dhe produkte të cilësisë shumë të mirë.

“Ngota 2010” ka përfituar me rreth 20 milionë lekë nga qeveria shqiptare përmes AZHB si dhe ka shtuar kapacitet dhe operon përmes një teknologjie moderne, ku garantohet siguria dhe cilësia në çdo hallkë të procesit.

Shihni fotot.