FOTOT/ Vaksinohen 2664 mësues kundër covid në Shqipëri

16

Në disa nga qytetet kryesore të vendit vijon vaksinimi anticovid i mësuesve me vaksinën AstraZeneca.

2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID-19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Janë mbi 38 000 doza të vaksinës “AstraZeneca” që kanë mbërritur të premten, 12 mars, pasdite në vendin tonë dhe prej të shtunës, mësues e pedagogë, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin, po i nënshtrohet procesit të vaksinimit në kuadër të betejës antikovid.