Fytyrë pa rrudha? Ja ushqimet e duhura për një pamje gjithnjë rinore

179

E bardha e vezës, vaji i ullirit, lëngu i limonit, frutat dhe perimet, përveçse janë ushqime shumë të shijshme, janë edhe një “ilaç” i mirë antirrudhë. Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave për të shmangur rrezikun e rrudhave. Por, këto produkte nuk janë të vetmet, sepse është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë mjaft të natyrshme. Të shohim se cilat janë ato

E bardha e vezës
Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, të shkëlqyera kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme të diellit UV.

Vaji i ullirit
Karakteristikat e vajit të ullirit janë të njohura, ai e ndihmon lëkurën që të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe më pas mbulojeni atë me një peshqir të butë.

Frutat dhe perimet
Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D kontribuojnë për ta mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A është një nga shkaqet e tharjes epidemike, pra edhe të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.

Lëngu i limonit
Prijeni lëngun një kokrre limoni në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik.