George Tames, shqiptari që fotografoi 10 presidentët amerikanë

38

George Tames, i lindur në Washtingon, D.C, ishte pinjoll i një familjeje emigrantësh të brezit të parë të shqiptarëve në ShBA, që në fillim as anglisht nuk fliste mirë dhe nuk mund të niste shkollën, por më vonë u bë fotograf dhe punoi për 10 presidentët amerikanë që nga Rusvelti e deri te Bushi.

Karriera e tij si fotograf filloi në vitin 1940 me fotografët e “Capiotol Hill”, duke fotografuar persona të ndryshëm, por angazhimi dhe taleneti i madh që kishte me realizimin e fotografive bëri që ai shumë shpejtë të jetë ndër fotografët më të kërkuar në Amerikë.

Kështu, George Tames me syrin e tij artistik u fut në Shtëpinë e Bardhë, dhe nga aty u bë fotograf personal i 10 presidentëve të ardhur aty, duke u veçuar për stilin e veçantë në nxjerrjen e një fotografie.

Për herë të parë ai e fotografoi Rusveltin më 1941 gjatë paradës së tij inauguruese dhe për të fundit herë kur arrkivoli i tij kthehej në Washington nga Georgia, në Prill të vitit 1945. Kishte filluar kësisoj për George Tames pa e menduar “maratona” 50 vjeçare e fotografimit të 10 presidentëve rresht, një rekord Gines dhe destinacion i pamundur për asnjë prej fotografëve të tjerë të integruar në Shtëpinë e Bardhë.