Hotel “Marriott” në Tiranë, tjetër pol ekselence turizmi

5

“Tirana Marriott Hotel” do të hapë sot zyrtarisht aktivitetin në Tiranë, duke i shtuar kryeqytetit një tjetër markë evropiane prestigjioze në fushën e hotelerisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm me zv.presidentin e “Marriott” për Evropën, Birla Pankaj dhe ekipin e tij.

Ministrja tha se, “ata janë klientët e parë në brandin ndërkombëtar të hotelerisë me pesë yje që sot hap zyrtarisht aktivitetin në Tiranë duke i shtuar një tjetër pol ekselence turizmit në Shqipëri”.

“Pasion, profesionalizëm dhe standardet më të larta të shërbimit, në Tiranën tonë që është kthyer në kryeqytetin e eventeve ndërkombëtare dhe ku çdo vit shtohen markat e njohura të shërbimeve në mikpritje e turizëm”, shkroi Ministrja në rrjetet sociale.

/ata.gov.al