INSTAT: Eksportet e tekstileve, 11.3 miliardë lekë gjatë janarit

6

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28 % të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe gjatë janarit të këtij viti.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 11.3 miliardë lekë gjatë janarit 2023, kur në janar të 2022-shit ato llogariteshin rreth 10 miliardë lekë.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim. Kjo industri kontribuon me 38 % në totalit të eksporteve dhe angazhon 45 % të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si, pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit kemi zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja dhe disa kompani po shkojnë drejt mbylljes së plotë të ciklit.

/ata.gov.al