Për të katërtin vit rresht është organizuar eventi “Bleta e Artë”.
Ky event u zhvillua më 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Qëllimi i këtij eventi është vlerësimi dhe promovimi i sipërmarrjes shqiptare, i punës dhe kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e punësimit.
Nga rreth 50 kompani të nominuara, u shpallën fituese në kategori të ndryshme 11 biznese. Ndërkohe që dy çmime të posaçme u dhanë për Administratorin dhe Administratoren e vitit 2016.
Fituesit e ‘Bleta e Artë’ 2016, sipas kategorive:
- Kategoria Fason: Madish sh.p.k. (Shkodër)
- Kategoria Inovacion: Albtelecom (Tiranë)
- Kategoria Made in Albania: Picari sh.p.k. (Patos)
- Kategoria ‘Gruaja sipërmarrese’: Edlira Sulaj (Kashar)
- Kategoria ICT: ICT Awards Tiranë
- Kategoria ‘Punësim në Vend të Lëmoshes’: Bolv Oil
- Kategoria ‘Mikpritja e spikatur’: Plazza Hotel
- Kategoria ‘Shija e Posaçme’: Padam
- Kategoria Start-up: Baboon.al (Tiranë)
- Kategoria ‘Përgjegjësia sociale’: Abi Bank
- Kategoria Agropërpunim: Kantina ‘Vila Shehi’ (Vorë)
- Administratorja e vitit: Sonila Qato
- Administratori i vitit: Artan Lame
Burimi: Revista Monitor