Ja pse dieta Mesdhetare është më e shëndetshme

76

Ka shumë dieta. Jo një, jo dy, por një tërësi. Dieta mesdhetare qëndron mbi të gjitha. Pse e themi këtë? Ne kemi të drejtë ta themi kështu bazuar në shkencë dhe bazuar në traditën e gjatë të dietës Mesdhetare. Ka shumë kërkime shkencore; e thënë thjesht, nuk ka asnjë lloj diete tjetër që hulumtohet aq sa dieta mesdhetare. Dhe ka një qëndrueshmëri të qartë. Studim pas studimi shkencor tregohet se dieta mesdhetare është e mirë për shëndetin tonë.

Arsyeja e dytë e rëndësishme është se kemi një traditë të gjatë; domethënë jo vetëm shkenca, por edhe përvoja konfirmon që dieta mesdhetare është e mirë. Si dëshmi kryesore tregohet se në vitet e ardhshme pritet që Spanja të kapërcejë Japoninë si kombi numër 1 që jeton më gjatë.

Dieta Mesdhetare ka disa përfitime të provuara shkencërisht për shëndetin tonë. Së pari, jetëgjatësia. Së dyti, një zemër më e shëndetshme. Kontrolli i masës trupore. Një nivel i lartë i antioksidantëve, funksione anti-inflamatore – gjë që e bën atë shumë të dobishëm me të gjitha sëmundjet inflamatore. Mbron nga diabeti tip 2, dhe dieta mesdhetare është e pasur me fibra, e cila është veçanërisht e dobishme për zorrën e trashë.

Cilat janë parimet e dietës Mesdhetare? Së pari: hahet kryesisht fruta dhe perime, drithëra integrale, arra, fara, vaj ulliri dhe shumë bishtajore (fasule, bizele, thjerrëza, fasule jeshile, etj.).

Ushqimi është një ngjarje familjare, ose ngjarje shoqërore, e cila ndahet me të dashurit dhe miqtë. Përdorimi i drithrave të plota (të papërpunuara), bajame dhe arra si vakte të lehta, dhe në fund – duke shmangur yndyrnat e ngopura siç janë gjalpi dhe yndyra e kafshëve, dhe duke përdorur më shumë vaj ulliri.

Tani më në fund kemi ardhur në pjesën mjekësore. Pse dieta Mesdhetare është e shëndetshme dhe si kontribuon ajo kur bëhet fjalë për përmirësimin e gjendjes së trupit tonë?

  1. Dieta mesdhetare është një dietë me bazë bimore. Kryesisht përbëhet nga perime, fruta, drithra, fara – siç kemi thënë – dhe të gjitha këto enzima e bëjnë tretjen e ushqimit më mirë dhe mbi të gjitha, ato na ndihmojnë të mbajmë një stil jetese të mirë.
  2. Dieta Mesdhetare përmban kryesisht yndyrna të pangopura. Le t’i kujtojmë vetes, yndyrnat e pangopura janë ato që ne i quajmë yndyrna të shëndetshme. Dhe janë ato që ulin nivelet e të ashtuquajturës kolesterol të keq (LDL) në trup, dhe rrisin kolesterolin e mirë.
  3. Minimizon përdorimin e yndyrave shtazore dhe produkteve të qumështit. Pra, kjo do të thotë që ne konsumojmë më pak ushqim me bazë kafshësh, kjo përfshin edhe produktet e qumështit. Ato nuk eliminohen, por janë të kufizuara.
  4. Dieta Mesdhetare thekson produktet lokale, sezonale. Është e pasur me antioksidantë dhe shumë e rëndësishme: përpunohet minimalisht. Një nga problemet kryesore ose mangësitë e dietave moderne është se bazohet në përpunimin e ushqimit. Me dietën mesdhetare, përpunimi i ushqimit minimizohet.

Ajo përmban pak sheqer, përveç sheqerit natyral që ne i gjejmë tek frutat. Dhe më e rëndësishmja: dieta Mesdhetare është shumë e pasur me fibra bimore. Sapo kemi zbuluar së fundmi që fibrat bimore nuk janë të rëndësishme vetëm për tretjen e mirë, por gjithashtu rezulton se të gjitha bakteret në zorrët tona, i ashtuquajturi mikrobiomi i cili gjithnjë e më shumë po zë një vend qendror në shëndetin tonë, varet nga marrja e rregullt të fibrave bimore, dhe dieta Mesdhetare vërteton se është shumë e dobishme në këtë drejtim.

Nëse shkenca na ka bindur që dieta Mesdhetare është më e shëndetshme, mbetet vetëm një pyetje: si të fillojmë? Provoni ta shihni këtë si një projekt, si ndryshimin e rutinës suaj të përditshme. Merrni një ditar, shkruani atë që ju intereson, bëni më shumë kërkime mbi dietën Mesdhetare. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të përshtateni me këtë dietë. Dhe mos harroni, kjo dietë është afër nesh, korrespondon me klimën tonë dhe është e natyrshme për ne.

Burimi: LinkAcross Albania

Dieta Mesdhetare

Cila dietë është më e shëndetshme? Dieta Mesdhetare. Si ka mundësi kështu? Çfarë thotë shkenca? Cila është prova? Pse jemi të bindur për këtë?

Gepostet von LinkAcross Albania am Donnerstag, 25. Juni 2020