Njihuni me Kelvinin, djaloshi nga Saranda shpallet kampion i Ballkanit në shah

18

Ka përfunduar ditën e djeshme Kampionati Ballkanik i Shahut, fitues i të cilit është shahisti Kelvin Kosta nga Saranda. Kampionati u zhvillua nga data 1 deri më 5 tetor në Cetinje të Malit Zi dhe përfshiu kategoritë U-8 dhe U-16.

Pjesë e talentit të skuadrës “Butrinti” Kelvin Kosta dhe Eklea Omeri. Në takimet standard që u zhvilluan, përfaqësuesit e Shqipërisë, shahisti Kelvin Kosta zhvilloi 9 raunde në të cilat barazoi 3 dhe fitoi 9 duke u shpallur Kampion i Ballkaniadës për moshën 16 vjeç me 7.5 pikë.