KESHILLA/ Këshilla për ditët e ftohta, ja si duhet të veproni

107

Këto ditë do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndaj kërkohet që të tregoni kujdes.

Siguroni një ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë. Vishuni me veshje sa më të rehatshme dhe të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza si dhe këpucë kundër ujit. Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditët e ftohta. Mbani në shtëpi rezervë për rastet ekstreme të motit, ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer.

Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit. Mbani bombulat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit. Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet përkatëse, nëse nuhasni praninë e gazit.