Koha për krishtlindje, qytetet italiane mirëpresin qytetarë e turistë

10

Siç ndodh çdo vit më 3 dhjetor, përmes një ceremonie  në Sheshin Shën Pjetër të Vatikanit u instalua skena e cila risjellë në kujtesë lindjen e Krishtit. E po ashtu u ndezën dritat e pemës madhështore.

Në këtë aktivitet morën pjesë delegacione nga rajonet që këtë vit  që dhuruan pemën dhe pjesët e skenës.

Skena e Lindjes së Krishtit u dha nga qyteti i Friuli në Venecia ku ende sot ekziston një traditë e vjetër e gdhendjes së drurit.

Pema e Krishtlindjes, një bredh i argjendtë, është dhuratë nga qyteti Rosello  në Abruzzo.

Ceremonia e Ndriçimit të Pemës së Krishtlindjes në Betlehem, u organizua  nga Bashkia Betlehem nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Palestinës Mahmud Abbas.

Tregu historik i Krishtlindjeve në Bolzano, për herë të pas dy viteve nisi pa kufizime e COVID-19.

Mbi 700 mijë njerëz argëtohen çdo vit  duke shëtitur nëpër rreth 80 shtëpi tradicionale prej druri me ngjyra, ku mund të gjeni dekorime origjinale të pemës së Krishtlindjes, objekte të punuara me dorë prej druri, qelqi ose qeramike, si dhe ushqime të shijshme,  verë e zier, të përgatitura sipas traditës së Tirolit të Jugut.

euronews.al