Kontroll mjeksor për të pastrehët e strehuar nga Bashkia Tiranë

271

Të pastrehët, të cilët përkohësisht janë strehuar në qëndrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave, i janë nënshtruar edhe një kontrolli shëndetësor.

Janë 193 qytetarë të strehuar në qëndrat sociale, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme edhe në ushqime e veshëmbathje.