Kreditë e buta në Tiranë/ Këtë vit përfitojnë 1 mijë familje, kur hapen aplikimet dhe dy fazat

63

Programi i subvencionit të interesave të kredisë nga bashkia e Tiranës do të hapet në fillim të muajit shkurt.

Këtë vit do të jene përfitues 1 mijë familje, është një program i cili bëhet bashkë me Ministrinë e Financave. E gjithë proceduara nuk do të zgjasë më shumë se 3-4 muaj.

Procesit ndahet në dy faza. Faza e parë, ku qytetarët e Tiranës shkojnë në njësinë administrative dhe plotësojnë formularin ”Tip” që është një formular me vetëdeklarim, ku plotësojnë të dhënat kryesore. Më pas, për një periudhë dyjavore, që mund të shkojë deri në një muaj, formularët e tyre vijnë në Drejtorinë e Strehimit. Qytetarët që dalin fitues në fazën e parë kanë të drejtë të ankimohen brenda një periudhe të caktuar, para se të futemi në fazën e dytë, ku të gjitha ato që kanë deklaruar duhet t’i bashkëngjisin me dokumentet përkatëse.

Këtë vit qytetarët e Tiranës nuk kanë vetëm një bankë, ku ata mund të shkojnë të shikojnë afate të ndryshme të pagesave, por janë tri banka që ofrojnë këto afate, duke kaluar nga një periudhë nga 360 muaj deri në 420 muaj, që përkthehet 30-35 vjet.

Një tjetër risi është se qytetarët mund të tërheqin këto dokumentacione online.