Kryqi i Kuq, ndihma për 12 familjet e prekura nga zjarri në Gramsh

468

Kryqi i Kuq shqiptar, në bashkëpunim me autoritetet vendore të Elbasanit ka shpërndarë ndihma për 12 familjet e prekura nga zjarri dy ditë më parë në Gramsh. 

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq thanë se falë gadishmërisë së strukturave vullnetare dhe gjendjes së stokut në gadishmëri, u bë e mundur që vetëm dy ditë nga katastrofa t’u vihej në ndihmë këtyre familjeve, me pako ushqimore, miell, kite higjenike, batanije dhe kite kuzhine.

Përfaqësuesit e organizatës humanitare i bënë thirrje gjithëkujt që ka mundësinë të ndihmojë të prekurit nga kjo fatkeqësi.