Lëvizja gjatë natës, hapat që duhet të ndiqen nga qytetarët për aplikim në e-Albania

18

Të gjithë qytetarët dhe bizneset duhet të aplikojnë në e-Albania, për t’u pajisur me autorizime të posaçme për lëvizjet brenda fashës orare 22:00-06:00.

Në e-Albania janë tre kategori për leje: Për qytetarët “Leje për dalje” për punë ose për arsye të domosdoshme. Për bizneset “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”, për transportin e punonjësve si dhe ofrimin e shërbimit të tyre, vetëm për punonjësit që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda fashës orare 22:00-06:00, sipas akteve normative. Gjithashtu leje është dhe për qytetarët që kanë nevoja specifike, si: vajtja në farmaci apo kujdesi ndaj një të moshuari.

Hapat që ndiqen për të aplikuar në e-Albania:

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

-Ndiqni hapat e nevojshme sipas specifikës së lëvizjes që i’u nevojitet:

Me makinë

Në këmbë

-Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes

Klikoni: Dërgo dhe në moment, në adresën, me të cilën jeni regjistruar në e-Albania, do të merrni e-mailin dhe sms konfirmuese.

Për bizneset, në e-Albania do të kërkoni shërbimin: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve”

Leje për të ofruar shërbime apo për të transportuar stafin e tyre me itinerar strikt: shtëpi-punë-shtëpi.

Mjafton të identifikoheni në e-Albania si biznes dhe të plotësoni me kujdes hapat e kërkuar dhe do të merrni lejen që legjitimon lëvizjen tuaj.

Është e rëndësishme të ruhen email-et dhe sms-të konfirmuese për çdo lloj leje ose në të kundërt do të gjobiteni nga Policia e Shtetit.

Nga ku rregull aplikimi përjashtohen stafi shëndetësor dhe punonjësit e shërbimeve në struktura kritike.

Për arsye shëndetësore, duhet të telefononi në numrin pa pagesë 127.