Mbi 1 mijë të punësuar, gjigandi i autoveturave investon 13 milionë euro në Fier

178

Në Fier nisi sot ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane “Yura Corporation” për prodhimin e pjesëve teknologjike të autoveturave, e cila do të investojë 13 milionë euro dhe do të punësojë mbi 1 mijë persona.

Kompania, që si fillim krijon 600 vende të reja pune dhe në një fazë të dytë afër 1100 vende, synon që në fazën e tretë, të arrijë në 4 mijë punonjës në rang vendi këtu në Shqipëri