Një satelit i ri evropian që u lëshua të martën, do të arrijë të parashikojë në një kohë rekord kërcënimin që vjen nga stuhitë e dhunshme në zonat më të prekura nga ky fenomen, por jo vetëm.
Sateliti do të mbulojë të gjithë hapësirën e kontinentit evropian, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Sipas shefit të “Eumetsat”, kjo iniciativë është marrë në kuadër të disa stuhive vdekjeprurëse që kanë goditur Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën vitin e kaluar, që lanë pas mbi 200 viktima.
Europa ka hapësirën e vet meteorologjike, e vendosur që prej vitit të largët 1977. “Meteosat-12” do të japë një pasqyrim të plotë të motit çdo 10 minuta, pra 5 minuta më shpejt se sa ai aktuali.
Një imazh i dytë do të ngrihet në vitin 2026 për të marrë fotografi më të shpejta, çdo 2.5 minuta, të Evropës. Para kësaj, në vitin 2024, një anije kozmike do të nisë për të testuar temperaturën dhe lagështinë nëpër atmosferë.
a2news.com