Në Kamëz, 6 shkolla do jenë gati në shtator të këtij viti

12

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën të ditur se në Kamëz godinat arsimore të cilat po rikonstruktohen do të jenë gati për fëmijët dhe nxënësit tanë në shtator të këtij viti.

Në këtë Bashki puna vijon në gjimnazin “Gramoz Palushi” Babrru Qendër, në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” Babrru Qendër, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan, çerdhja e Re, Paskuqan 1, shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami”, Zallmner si dhe sholla 9-vjeçare “Demokracia” Valias.

/ata.gov.al