Nis ndërtimi i inkubatorit bujqësor në Belsh,mundësi e artë për fermerët e zonës

38

Në shtator pritet të hapë dyert në bashkinë Belsh inkubatori bujqësor, një mundësi e artë për fermerët e zonës.

Punimet për ndërtimin e këtij inkubatori në fshatin Seferan  bashkë me projektin për zhvillimin e turizmit në Liqenin Marinëz dhe krijimin e shtigjeve turistike, do ta çojnë në një tjetër nivel agroturizmin e zonës.

Me një pamje tërësisht të re, Belshi ka tashmë një tjetër qasje për vizitorët dhe turistët.  Nga një qytet thuajse i panjohur, Belshi është shndërruar në një destinacion turistik ku mund të shijosh panoramën e mrekullueshme natyrore që ofron zona e Dumresë.