Nis puna për rikonstruksionin e aksit rrugor “Kthesa e Perlatit-Perlat-Hamallaj”

35
Ka nisur puna për rikonstruksionin e aksit rrugor “Kthesa e Perlatit-Perlat-Hamallaj”, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
Ndërhyrja fillon në kthesën e fshatit Perlat, përshkon fshatin Perlat dhe përfundon në fund
të fshatit Hamallaj.
Nëpërmjet këtij aksi rrugor lidhen fshatrat Perlat dhe Hamallaj dhe zona përtej fshatit Hamallaj në drejtim të hidrovorit në bregdet. Gjithashtu ky aks rrugor shërben edhe për lidhjen e fshatrave të Njësisë Administrative Sukth me zonën e plazhit në bregdetin Hamallaj.
Aktualisht po punohet me proceset e frezimit, gërmimit, mbushjes me çakëll dhe ngjeshjes.
Me rikonstruksionin e këtij aksi rrugor përfitojnë të gjithë banorët e zonës së Njësisë Administrative Sukth si dhe turistët që frekuentojnë bregdetin gjatë sezonit të verës.
Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve dhe në nxitjen e turizmit familjar dhe jo vetëm.