Lehtësim për biznesin

216

Sot Parlamenti miratoi Projektligjin “Për ratifikimin e vendimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës qendrore nr. 3/2015, për ndryshimin e vendimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës qendrore 3/2013, në lidhje me aneksin 4, të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës qendrore (CEFTA 2006).
Protokolli për përkufizimin e konceptit të “Produkteve të origjinës” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ, të referuara në nenin 14, paragrafët 1 e 3”.
Ky rregullim në marrëveshjen CEFTA, e çon këtë marrëveshje në një stad të ri që kalon përtej lehtësimit tarifor, në bashkëpunim përpunimi produktesh dhe forcohet ndërveprimi i tregjeve rajonale.
Gjithashtu ky rregullim lejon përjashtimi të tarifave edhe për produkte jo-origjinuese, duke synuar lehtësimin e një sërë faktorësh veçanërisht të sektorit FASON për të kërkuar tregje të reja dhe më të favorshme për lëndët e para.

13327542_642849792529943_4825026109637467633_n mod

Burimi: MZHETTS