Njihuni me të riun nga Vlora që ka 400 dele: ‘Guri i rëndë në vend të vet’, prandaj u ktheva nga emigrimi

6

Shpëtim Shahaj nga Llakatundi i Vlorës është një prej të rinjve shembull në Shqipëri, i cili siguron të ardhura të bollshme për familjen përmes blegtorisë.

“Kam shume vite që punoj në blegtori dhe sot kam 400 krerë dele. Unë kam qenë në emigrim, por populli thotë: ‘guri i rëndë në vend të vetë‘”, thekson 33-vjeçari.

“Unë si blegtor pas kaq vitesh mund t’ju them se delet nuk kanë asnjë gjë ndryshe nga kafshët e tjera shtëpiake. Ne i mbajmë pastër, kujdesemi për shëndetin e tyre bashkë me veterinerin. Stalla na fal shumë dashuri dhe ne mundohemi t’ja shpërblejmë me përkushtimin tonë”, shprehet Shahaj.