Për herë të parë/ Këto janë pamjet nga afër që nuk i keni parë kurrë, të diellit (VIDEO)

88

Astronomët kanë përdorur teleskopin diellor më të madh në botë për të nxjerrë pamje të reja ku shfaqet sipërfaqja e diellit “në një mënyrë aq të detajuar sa nuk është parë ndonjëherë”.

Në imazhet e para të shkrepura nga Teleskopi Daniel K. Inouye duket një strukturë “plazme në gjendje vlimi e cila mbulon gjithë sipërfaqen e diellit”.

Shkencëtarët shpresojnë që Teleskopi Daniel K. Inouye, që ndodhet në Hawai, do të mund t’i ndihmojë të mbikëqyrin fushën magnetike të diellit e cila mund të ndikojë në udhëtimet ajrore, komunikimet e sateliteve dhe rrjetet energjetike.

Të kuptuarit më mirë i fushës magnetike të diellit, drejtimi dhe fuqia e tij do t’i jepte mundësinë qeverive të përparonin edhe më tej në hapësirë, sigurimin e rrjeteve të energjisë, infrastrukturave të rëndësishme dhe vendosjes së satelitëve në pozicione e sigurta.