Lirim Gula, shqiptari i parë që kalon Oqeanin Atlantik me varkë

77

Gjatë dhjetorit një garë e veçantë është zhvilluar në oqeanin Atlantik, ku njëri prej pjesëmarrësve ishte dhe shqiptari Lirim Gula.

Së bashku me shokët e tij, ai u bë shqiptari i parë që kalon oqeanin duke lundruar me varkë. “Dorabros” përbëhet nga 4 djem të cilët janë stërvitur prej vitesh për të përballuar këtë sfidë të madhe. Kalimi i Oqeanit Atlantik me varkë ishte pika kulminante e garave ku ata morën pjesë.

Arsyeja përse u mor kjo sfidë e rrezikshme është akoma më prekëse. Para disa vitesh Lirimi ka humbur një mikun e tij që ishte i sëmurë me kancer. Kjo ngjarje i ndryshoi jetën dhe e bëri të mendojë se duhet të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë. Të gjitha të ardhurat që janë mbledhur nëpërmjet sponsorëve, kanë shkuar për spitalet që kurojnë adoleshentët dhe fëmijët e sëmurë me kancer.

36 ditë, 10 orë e 31 minuta u deshën për të lundruar në oqean. Lirimi, Rufus, Charlie dhe James janë nisur nga ishulli La Gomera në Spanjë e deri në Antigua.