Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

105

1- Aktori shkodran ngjit majat, në krah të Will Smith me një film në Hollywood

Ai është mjaft i njohur pasi ka marrë pjesë në disa projekte të ndryshme në filma hollivudian. Marko Caka së fundmi ka marrë një tjetër ofertë dhe do të shfaqet përkrah Will Smith në filmin më të ri “Bad boys in life”… më shumë

 

2- Pajisje moderne të shërbimit okulistik në 11 spitalet rajonale të Shqipërisë

Të gjitha spitalet e vendit janë kompletuar me pajisje moderne të shërbimit okulistik. Sipas të dhënave, është investuar në 11 spitale rajonale nga Kukësi deri në Gjirokastër, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet spitalore… më shumë

3- Procedurat/ Studentët që përjashtohen nga tarifa dhe ata që përfitojnë bursë 1 mijë dollarë

Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifat e shkollimit në Universitetet e vendit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit akademik do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë mësuesi… më shumë

4- 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Ja ngjarjet e mbajtura nga shtëpitë diplomatike shqiptare nëpër botë

Shtëpitë diplomatike të Shqipërisë në të gjithë botën kanë hapur dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu… më shumë

 

5- Frymëzuese/ Historia e të riut me kufizime në lëvizje

Jeta nuk ka qenë e lehtë për 22-vjeçarin Elsid Sekja. Që kur është lindur, i riu përballet me vështirësi në lëvizje. Elsidi dëshiron të përfundojë studimet dhe t’u shërbejë njerëzve, mbi të gjithë atyre që – ashtu si ai vet, – e kanë jetën më të vështirë sesa të tjerët… më shumë

6- Lajmi i mirë/ Impiantet e dëgjimit do të rimbursohen nga shteti

Implanti koklear do të përfshihet në paketën e rimbursueshme nga Fondi Detyrues i Kujdesit Shëndetësor. Lajmin e mirë për gjithë pacientët e dha Dr. Besim Boçi. Mjeku otorinolaringolog tha se ky shërbim vjen për herë të parë… më shumë

7- Turistët gjermanë, 2 javë në Shqipëri: Natyra është ajo çfarë ofron gjithçka

Një çift gjerman me dy fëmijë të vegjël prej ditësh ndodhen në vendin tonë per te pushuar. Çfarë është e veçantë në udhëtimin e tyre lidhet me faktin se ata bashkë me dy fëmijët e mitur zgjedhin vende larg zhurmës së qytetit… më shumë

 

8- Kuzhina shqiptare shkon në Lisbonë, prezantim mbreslënës i gatimeve tona

Festa e pavarësisë së Shqipërisë këtë vit është festuar edhe në Lisbonë, kryeqytet i Portugalisë. Qendra për Edukimin Kulinar (QEK), e drejtuar nga shefi i mirënjohur shqiptar Sokol Prenga, në kuadër të nismës DegustAlbania.. më shumë

9- Motoçikleta elektrike më miqësore me mjedisin, 300 km me vetëm 45 minuta karikim

Kompania ARC me qendër në Britani bëri të njohur në Milano modelin e parë të një motorçiklete që është përshkruar si e shpejtë, e avancuar dhe e kushtueshme. E quajtur Vector, motoçikleta kushton më shumë se 100 mijë dollarë… më shumë

10- Risia e facebook/ Fjalët që nuk i pëlqeni mund t’i bllokoni si koment

Së fundmi duket se Facebook po punon për një mundësi të re për të gjithë përdoruesit, të cilët shumë herë kanë fjalë që nuk ju pëlqejnë. Nëse ndonjë nga ju ka ndonjë fjalë që nuk e pëlqen dhe nuk dëshiron ta shikojë në komente, shumë shpejt do të ketë mundësinë ta bllokojë… më shumë