Përmirësim i rrjetit urban në Lezhë, nis zbatimi i projektit për rrugën ‘Naim Frashëri’ dhe lagjes ‘Lalm i Ri’

15

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ka filluar zbatimi i projektit: “Sistemim, asfaltim i rrugës “Naim Frashëri” dhe lagjes “Lalm i Ri”.

Sipas njoftimit në kuadrin e zhvillimeve urbane, nevoja për përmirësimin e rrjetit urban nëpërmjet investimeve në infrastrukturë është një kërkesë e vazhdueshme.

FSHZH bën me dije se ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon ndërhyrjet e mëposhtme:

  • Rikonstruksion të rrugës
  • Sistem ndriçimi
  • Ndërtim i rrjetit të ujësjellësit
  • Drenazhim i ujërave të shiut.
  • Sinjalistikë horizontale dhe vertikale
  • Gjelbërim

Sipas FSHZH aktualisht punimet janë përqendruar në zgjerimin e rrugës dhe infrastrukturën nëntokësore dhe se ky projekt synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës.