Pse duhet të vaksinoheni

88

Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacione të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me semundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare.

-Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij.
-Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon.
-Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë.

Pse duhet të vaksinoheni?

Instituti i Shëndetit publik rendit këto arsye.

Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu.

Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë.

Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjëndje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë.

Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë me grip, duke përfshirë edhe njerëzit të cilët janë të shëndetshëm.

Nëse jeni punonjës i kujdesit shëndetësor, mund ta merrni dhe transmetoni gripin nga pacientët apo kolegët, tuaj të cilët janë të sëmurë nga gripi.

Nëse ju sëmureni me grip ju mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve edhe pse ju mund të mos ndiheni të sëmurë.

Duke u vaksinuar ju ndihmoni të mbroni vetveten, familjen tuaj dhe njerëzit rreth jush.