Pukë, nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e banesave sociale

332

24 banesa sociale në shërbim të të pastrehve të qytetit të Pukës do të fillojnë së ndërtuar brenda muajit maj të këtij vitit.

Kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj priti drejtoreshen e përgjithshme të Entit Kombëtar të banesave znj.Rudina Kodra e cila solli në bashkinë e Pukës dhe kontraten e bashkëpunimit, e cila është firmosur nga kryebashkiaku Gjonaj.
Janë rreth 80 milion lekë të rinjë që bashkia e Pukës do i likujdojë Entiti Kombetar të banesave me këste në formen e një kredie pa interes, detyrim i cili do të planifikohet në buxhetet vjetore të çdo viti duke filluar nga viti i ardhshem.