Në spitalin rajonal të Fierit u realizua për herë të parë koronarografia, një procedurë invazive, që konsiston në kontrollin e arterieve koronare.
Doktor Ndriçim Kallashi kardiolog në njësinë e Hemodinamikë në spitalin e Fierit, që kreu këtë procedurë shprehet se “koronarografia në spitalin rajonal të Fierit shkoi shumë mirë dhe për pak pacientja del në pavijon”.
Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit të qeverisë për transformimin e spitalit rajonal të Fierit. Po ashtu spitali rajonal i Fierit mbulon gjithë urgjencat kardiake të rajonit jugor të vendit, falë investimeve në laboratorin e ri të hemodinamikës.