Revista franceze e sportit, So Foot, e ka publikuar një artikull ku shkruan për arritjet e Kombëtares së Kosovës gjatë vitit 2018, pas triumfit në Ligën e Kombeve, ku e siguroi një vend në playoffs për kualifikim në Kampionat Evropian dhe promovimin nga Liga në Ligën C.
So Foot i vlerëson Dardanët si një nga dhjetë Kombëtaret që arritën ta çudisin botën e futbollit gjatë këtij viti përmes sukseseve dhe formës së mirë, duke theksuar rolin e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.