Rritet buxheti, 39.1 miliardë lekë për arsimin dhe kërkimin shkencor

127

Buxheti i arsimit ka një rritje konstante nga viti në vit, rritje kjo që është shumë larg buxheteve që përdorin si vendet e rajonit ashtu edhe ato europiane për dijen.

Për vitin 2019 buxheti i arsimit do të jetë në vlerën e 39.1 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth një miliardë lekë më shumë se viti 2018.

Ndërkohë që buxheti për arsimin profesional do të jetë rreth 3.3 miliardë lekë, ku një pjesë e tij parashikohet që të jepet në formën e bursave për  vajzat të cilat studiojnë në degë që historikisht janë njohur si zanate për burrat.

Nga buxheti i Ministrisë së Arsimit rreth 650 milionë lekë parashikohet që të shkojnë për transportin falas të fëmijëve në shkolla.