“Rruga e Fshatrave Turistikë” drejt përfundimit, i jep hov turizmit dhe ekonomisë

111

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e punimeve të projektit “Ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të turizmit, Qerret, Kavajë”.

“Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare përfshin ndërhyrje në disa objekte: Sistemim-asfaltim i rrugës “Ismail Qemali ”; Rehabilitim i kanalit kullues; Ndërtim i rrugës “Rruga e Fshatrave Turistikë”. Aktualisht po punohet me betonim mur mbajtës ndërkohë ka përfunduar hedhja e shtresës së binderit në rrugën “ Fshatrat Turistikë” njofton FSHZH.

Investimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mënyrë të veçantë në zhvillimin e turizmit.