Drejtoria e Shërbimeve Sociale në vijim të punës për mbështetjen e familjeve në situatë rruge, organizoi shpërndarjen e pakove ushqimore, pako higjeno sanitare dhe batanije për familjet e komunitetit rom që jetojnë në dy kampe në qytetin e Shkodrës.
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e organizatës “Kryqi Kuq” dega Shkodër, me qëllim fuqizimin e familjeve, largimin e fëmijëve nga rruga dhe mbështetjen e familjeve që u prekën nga përmbytjet.