Shoqëritë e Grupit Balfin nënshkruajnë 7 Parimet e Fuqizimit të Grave

299

Food Way dhe TLP/Milsped, si pjesë e Grupit Balfin, kanë firmosur zyrtarisht 7 Parimet e Fuqizimit të Grave. Kjo është një nismë e Bashkisë Tiranë e ndërmarrë për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen teknike të UN WOMEN në Shqipëri dhe mbështetjen financiare të SIDCA – Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Nisma synon mbështetjen e bizneseve që operojnë dhe kanë aktivitet në Tiranë, për të adoptuar në mënyrë vullnetare 7 Parimet Globale të Fuqizimit të Grave.

Pas një rruge të gjatë që nga nisja e kësaj nisme nga Bashkia e Tiranës, mbi 10 kompani dhe biznese serioze që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të Tiranës u përfshinë dhe pranuan firmosjen e këtyre parimeve.