Si të përfitoni kredi të butë në Tiranë/ Kur hapen aplikimet dhe kriteret që duhen plotësuar

65

Brenda muajit Janar, Bashkia do të hapë aplikimet për të gjithë qytetarët që janë të interesuar dhe plotësojnë kushtet për të marrë kredi të butë per strehim. Në total parashikohet të përfitojnë 1 mijë qytetarë, të cilët do të trajtohen me normë interesi 3 për qind, ndërsa pjesën tjetër do ta subvencionojë buxheti i bashkisë.

Për të përfituar kredi, një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj. Të ardhurat për familje 2-4 persona, duhet të jenë 52 mijë deri 95 lekë. Familjet me 4-6 anëtarë duhet të sigurojnë të ardhura mujore nga 70 mijë lekë deri në 126 mijë lekë. Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj.  Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 3.5 milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.1 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1.

Ndërsa këstet mujore të llogaritura me normë interesi 3%, fillojnë nga 19.771 lekë për kredinë më të ulët deri në 39.543 lekë për kredinë maksimale. Në fazën e parë të procesit, qytetarët plotësojnë vetëm formularin e strehimit TIP në njësitë bashkiake ku janë të regjistruar, dhe më pas verifikimit të tyre, do të kontaktohen dhe të kenë në dispozicion 1 muaj kohë  për të bërë gati dokumentacionin përkatës që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit, në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues dhe për të dorëzuar dosjet pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë.