Jeta jonë është pashmangshmërisht e lidhur me zhvillimet teknologjike dhe qendrimi me orar të zgjatur para kompjuterit është pjesë e përditshmërisë.
Më poshtë do gjeni 7 këshilla të dobishme që ju orientojnë si të qendroni ulur në mënyrën e duhur.
- Në karrige duhet të qëndrojmë drejt dhe të mbështetemi në të, në mënyrë që koka dhe trupi të jenë në vijë të drejtë.
- Pjesa e sipërme e ekranit duhet të jetë në të njëjtën lartësi me sytë.
- Krahët i mbështetim në tryezën e punës me bërrylat të përthyer 900.
- Mbështetim shputat e këmbëve në tokë dhe i përthyejmë gjunjët 900.
- Nuk duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë para kompjuterit, aq sa të na lodhen sytë. Këshillohet që, pas 1 ore punë në kompjuter, të bëhet një pushim 10-15 minuta. Më pas, mund të vazhdojmë punën përsëri.
- Nuk duhet të qëndrojmë shumë afër ekranit të kompjuterit. Duhet të ruajmë një largësi 50-70 cm nga ekrani.
- Nuk duhet të vendosim pamje me ngjyra shumë të forta në ekran, sepse kjo na dëmton sytë. Ekrani duhet vendosur në një vend nga ku të mos i bjerë drita përballë./Po.al