Do të hapet sot segmenti i parë i bulevardit të ri si dhe parkingu i dytë nëntokësor në kryeqytet me 328 vendparkime. Bulevardi i ri ka një gjerësi prej 70 metrash.
Ky segment i parë hapet pasi shërben për futjen dhe daljen e makinave nga parkingu, ndërkohë që po punohet në mënyrë intensive edhe për pjesën e dytë.
I gjithë bulevardi është parashikuar të ketë një gjatësi prej 1.9 km , me një kosto prej 27 milion euro. Ndërkohë që për 400 metrat e parë, përfshirë dhe parkingun, janë shpenzuar rreth 7 milionë euro.
Është planifikuar që parkingu nëntokësor të mund të shlyejë veten për 4 vite.
Burimi: Top Channel