“Spirit of Chennai”/ Një ndër anijet më të mëdha tregtare, për herë të 4-ët në portin e Durrësit

13

Në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm ka nisur përpunimi i anijes tregtare “Spirit of Chennai”, e cila është ankoruar një ditë më parë në kalatën nr.6 të portit detar.

Anija me port nisje nga Gioia Tauro(Itali), do të shkarkojë 513 copë konteinerë me mallrat e ndryshme, ndërsa me pas në të do të ngarkohen 356 copë konteinerë të tjerë për eksport.

Kjo është hera e 4-ët që nga fillimi i këtij viti që kjo anije ndalet në Portin e Durrësit, ndërsa është një ndër anijet më të mëdha tregtare që përpunohet.

“SPIRIT OF CHENNAI” (IMO: 9813840) është një anije konteinerike që është ndërtuar në vitin 2019 (1 vit më parë) dhe po lundron nën flamurin e Portugalisë.

Kapaciteti i saj mbajtës është 1162 TEU, ndërsa gjatësia 160 metra dhe gjerësia 25 metra