Spitali i ri Kirurgjikal, përfitojnë 300 mijë pacientë, 5,000 punonjës dhe 1,000 studentë

162

Modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po vijon me investimin tjetër të qeverisë për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë, shërbim i cili do të riorganizohet tërësisht.

Spitali i ri Kirurgjikal do të ketë 120 shtretër, 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), një Laborator Histologjik, 7 shtretër të tjerë për terapinë intensive dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.

Me përdorimin e instrumenteve modernë kirurgjikalë dhe sterilizimin me metoda bashkëkohore, shërbimi i Kirurgjisë në QSUT do të ofrohet me një standard të ri për qytetarët.

Nga këto investime përfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.