Studim/ Pse 30 minuta gjumë pasdite, bën shumë mirë për mendjen

40

Një sy gjumë në drekë largon mjekun. Një studim i ri, i jep më në fund të drejtë kujtdo që nuk i reziston dëshirës për të fjetur pak, ndoshta pas drekës, në divan.

Sipas këtij studimi, gjumi në mesditë për 30 minuta ose pak më tepër, kontribuon në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut (lëvizjen e tij), ndërsa arteriet dhe zemrën i “pastron”. Dremitja e pasdites do të shoqërohej me një përmirësim të shkathtësisë mendore

Sipas ekspertëve, një gjumë i shkurtër pas drekës mund të ndihmojë në rikuperimin e një nate pa gjumë, siç dëshmohet tashmë nga studimet e mëparshme. Sidoqoftë, është mirë të mos  teprohet.