Studimet kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë. Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë.
Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.
Vishnjet
Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë.
Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9 përqind më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta
Frutat e Pyllit
Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore.
3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 përqind.
Mollët E Kuqe
Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë.
Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.
Shalqini
Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit.
Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.
Pjeshkët, Kumbullat Dhe Nektarinat
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit.
Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.
Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.
Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti./AgroWeb.org