Tirana nderon Betim Muçon, përurohet busti i shkencëtarit

99

Shkrimtari, poeti, përkthyesi dhe fizikani Betim Muço është përkujtuar nga familjarë, të afërm, por edhe stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës që mban emrin e tij në Njësinë 6 në Tiranë.

Shkolla e re në Kombinat, përveç emrit të Betim Muços do të mbajë në ambientet e saj edhe bustin e tij, si një shenjë mirënjohjeje për gjithçka bëri në fushën e shkencës, por edhe si shkrimtar e përkthyes.

Gjatë kësaj ceremonie u shpërndanë edhe bursa për nxënësit më të mirë të shkollës “Betim Muço” në fizikë dhe letërsi.