Tiranë, nga java tjetër nis parkimi me sms

297

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë analizës vjetore të Policisë Bashkiake, deklaroi se nga java tjetër do të pilotohet sistemi i pagesës së parkingut, i cili nuk do të jetë më me bileta, por përmes celularit.

”Kjo do të thotë që edhe verifikimi nga Policia Bashkiake i mënyrës se si është realizuar parkimi do të ndodhë vetëm me pajisje elektronike. Si pasojë, çdo gjë do të lërë gjurmë në sistem dhe unë besoj se do të jetë një nga lehtësitë kryesore për të gjithë qytetarët që kanë interes të parkojnë dhe që po shijojnë frytet e para të politikës së parkimit”, u shpreh z.Veliaj.