Belsh, vijon puna për ta shëndërruar liqenin në destinacion turistik

949

Vitin e kaluar, filloi puna për ndërtimin e amfiteatrit dhe të pistës së biçikletave përreth liqenit Seferan në Belsh. Përmirësimet e infrastrukturës po bëhen me fonde të Ministrisë së Ekonomisë dhe Turizmit, dhe të Bashkisë Belsh, në bashkëpunim me Fondin e Investimit dhe Financimit në Turizëm që financohet nga USAID dhe nga Ambasada e Suedisë. Ky Fond, gjatë dy viteve të ardhshme, do të investojë në sipërmarrje të vogla agroturistike dhe ekoturistike në zonat e Liqeneve në Belsh, në Qarkun e Korçës, dhe në zonën Ibë-Pëllumbas në Tiranë, për të nxitur punësimin dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri.